Home / Te ndryshme / Byzylyku që ju tregon për njerëzit që duhet t’i largoni nga jeta juaj

Byzylyku që ju tregon për njerëzit që duhet t’i largoni nga jeta juaj

Ndonjëherë është e vështirë t’i njohim në të vërtetë njerëzit dhe të kuptojmë impaktin që ato kanë në jetën tonë. Por, tashmë ka një zgjidhje për këtë!

Byzylyku “WellBe” do t’iu tregojë dëmin apo stresin që njerëzit përreth jush mund t’ju shkaktojnë. Kështu që besojini këtij byzylyku, i cili do të zgjidhë çështjet tuaja emocionale.

Kjo është një pajisje magjike e teknologjisë që është në gjendje t’ju ndihmojë për të përballuar stresin emocional dhe për të identifikuar shkaktarët e tij. Gjithashtu ju mëson edhe se si të ç’lodheni dhe të ndiheni të qetë.

Byzylyku “WellBe” punon duke monitoruar rrahjet tuaja të zemrës, dhe në këtë mënyrë përcakton edhe nivelin e stresit.

Ai vepron kundër kohës, vendit dhe njerëzve të cilët ndërveprojnë me ju gjatë ditës. Përmes këtij byzylyku ju mësoni se cilat momente kanë ndikuar në mirëqenien tuaj emocionale dhe cilat jo, që do të thotë, se ju në këtë mënyrë mund të gjeni saktësisht njerëzit e duhur me të cilët duhet të qëndroni, si dhe njerëzit të cilët duhet t’i largoni nga jeta juaj.

Kjo ishte sa i përket shëndetit tuaj mendor, si dhe identifikimit të burimit të stresit.

Por, ky byzylyk përveç kësaj, ju ndihmon që të qëndroni të qetë.

Ai lidhet me një aplikacion që ofron një shumllojshmëri ushtrimesh, të tilla si meditimi, imagjinata, përmirësimin e frymëmarrjes.

Këto do t’iu ndihmojnë për tu qetësuar dhe për tu relaksuar brenda pak minutash. Nuk ka rëndësi ku ndodheni, në zyrë apo jo.

Këto ushtrime të cilat aktivizohen falë kësaj pajisjeje, do ju ndihmojnë ju që të reduktoni nivelin e stresit.

Ky është një “aksesor” vërtet magjik që nuk duhet të mungojë në dorën tuaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.