Home / Qeveritare / Kryeministri Rama uron Presidentin turk Erdogan për zgjedhjen në këtë post

Kryeministri Rama uron Presidentin turk Erdogan për zgjedhjen në këtë post

Kryeministri-Edi-Rama1-546x350Kryeministri Edi Rama uroi sot, përmes një bisede telefonike Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Rama bëri të ditur se me Presidentin Erdogan ka folur për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Ndërsa në një mesazh urimi dërguar Presidentit Erdogan, Kryeministri Rama shpreh bindjen se Presidenti turk do të vijojë të jetë një kontribues i madh në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve tona dhe konsolidimin e bashkëpunimit tonë të frytshëm.

“Më lejoni që t’Ju përcjell urimet e mia më të ngrohta si dhe përgëzimet e bashkëqytetarëve të mi, për fitoren Tuaj në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Shpreh bindjen time se në lartësinë e detyrës Suaj të re, Ju do të vijoni të jeni një kontribues i madh në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve tona dhe konsolidimin e bashkëpunimit tonë të frytshëm. Fat të mbarë në vijimin e realizimit me sukses të objektivit madhor për ndërtimin e Turqisë së re”, shkruhet në këtë mesazh.

Recep Tayyip Erdogan është zgjedhur si Presidenti i parë i Republikës Turke i votuar drejtpërsëdrejti nga populli. Recep Tayyip Erdogan, kreu i AKP-së (Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim), arriti të marrë 52 % të votave në zgjedhjet e datës 10 gusht, duke u shpallur kryetar i shtetit që në raundin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.