Politika

Basha: Rama kërkon t’i faturojë vjedhjen në dogana disa drejtorëve

Largimi i qeverisë ka nisur tha kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit. “Ora po afron që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre”, deklaroi ai.

Buxhetit të shtetit i mungojnë 326 milionë dollarë, për të cilat kreu i PD-së tha se duhet hetim i thellë. “Edi Rama kërkoi që vjedhjen në dogana t’ia faturonte disa drejtorëve. Gjatë këtij viti, buxhetit të shtetit i mungojnë 326 milionë dollarë. Edi Rama dhe ministrat e tij janë sot 326 mln dollarë më të pasur. Vetëm nga cigarja, humbja është 50 milionë dollarë nga kontrabanda”, është shprehur lideri i PD-së.

Basha tha më tej se situata në dogana shëndoshet vetëm me largimin e Edi Ramës, të cilin e konsideroi si “drejtori i përgjithshëm i doganave”.

Kreu i PD-së tha se opozita do të votojë kundër paketës për biznesin. “Reformat rregullatore të nevojshme, por të bëhen në bashkëpunim me sipërmarrjen”, tha Basha, ndërsa kërkoi gjithashtu dhe miratimin me urgjencë të ligjit për dekrimanilizimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button