Politika

Bashkëjetesa mes LGBT, Qeveria: Të lejohet me ligj

Bashkëjetesa mes individëve që kanë të njëjtën gjini do të lejohet me ligj, ku do t’u lindë e drejta dhe për kujdesin e fëmijëve. Tashmë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka rënë dakord me Ministrinë e Drejtësisë për ndryshimin e neneve të Kodit të Familjes.

perfaqesuesitGjatë diskutimeve në nënkomisionin parlamentar të ligjeve, ku morën pjesë dhe përfaqësuesit e komunitetit LGBT, drejtoresha e politikave sociale në Miniustrinë e Mirëqënies Sociale, Merita Xhafaj, tha se propozimet i janë paraqitur Ministrisë së Drejtësisë, por duhet dhe mbështetja e Kuvendit.

“Ndryshimet kërkohen për nenet 163 dhe 164 lidhur me institutin e bashkëjetesës”, thuhet në raportin e Ministrisë. Në Nenin 163 të Kodit të Familjes përcaktohet se “Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”. Ndërsa kërkohet të shtohet dhe “lejimi i bashkëjetesës me të njëjtën gjini”.

Ky ndryshim do t’u hapë rrugën bashkëjetuesve të gjinisë së njëjtë që të “mund të lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat që rrjedhin nga bashkëjetesa lidhur me fëmijët dhe pasurinë gjatë bashkëjetesës”, përcaktim ky i nenit 164…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button