Kronika

Parandalohet krimi në Vlorë! Arrestohet 27-vjeçari me pistoletë dhe kokainë në automjet

Një 27-vjeçar nga Fieri u arrestua nga policia pasi po udhëtonte drejt Vlorës i armatosur për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij.
I riu u ndalua teksa po lëvizte me një makinë tip “Porche” pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, 27-vjeçarit iu gjet një pistoletë tip “Zastava” dhe një sasi kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Nga hetimet paraprake, mësohet se bashkëshortja e të riut ishte larguar nga banesa dhe prej disa kohësh jetonte me familjarët e saj në qytetin bregdetar.
27-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button