Kosova

Haradinaj flet frëngjisht në sallën e gjyqit: Po abuzoni me të drejtat e njeriut

Ramush Haradinaj ka folur frëngjisht në Gjykatën e Colmarit, në Francë para se të merrej vendimi për lirimin e tij me kusht, duke i cilësuar akuzat e Serbisë ndaj tij si politike.

“Këto akuza vijnë nga Serbia, janë thjesht politike. Ajo që po bëni ju këtu, është abuzim i të drejtave të njeriut”, ishin fjalët e para të Ramush Haradinajt para gjykatësve francezë.

Pas vendimit të gjykatës franceze, AAK shprehet se vendimi nuk është i plotë, pasi Haradinaj duhet të kthehet në Kosovë.

Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë. Ne apelojmë tek organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, siç e meriton vetë Zoti Haradinaj. Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i iniciuar me fletarrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button