Zgjedhjet lokale 2015

Basha në Kukës, prezanton Bashkim Shehun

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi të hënën kandidatin për Bashkinë e Kukësit, Bashkim Shehun.

Basha u shpreh i bindur se, “Kukësi do të dalë në krah të Bashkim Shehut” në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend iu kthye edhe çështjes së largimit të shqiptarëve, duke theksuar se ishte “dyshja makute Rama-Meta ajo që nxiti eksodin”.

Basha shtoi se, me fitoren e PD-së, do të ketë një rishikim të reformës territoriale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button