Bota

Shpërthen një autobus në qendrën e Stambollit

Një autobus ka shpërthyer në qendrën e Stambollit, në afërsi të kompleksit Topkapi, publikoi gazeta “Dejli Sabah”.

Gazeta njofton se gjatë shpërthimit nuk ka pasur viktima, duke shtuar se bëhet fjalë për autobus të prishur, i cili ka qarkulluar drejt servisit për shkak të riparimit.

Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar për arsyen e incidentit, por sipas “Dejli Sabah”, shpërthimi me siguri ka ndodhur në motorin e prishur të autobusit dhe nuk paraqet akt të terrorizmit.

Pas serisë së sulmeve terroriste në Turqi muajve të fundit, në vend ka mbisunduar atmosferë e tensionuar dhe janë vendosur masa të përforcuara të sigurisë, ndërsa çdo incident shkakton panikë te popullata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button