Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj bisedon me banorët për përmirësimin e infrastrukturës

Erion Veliaj, në një takim me banorët e njësisë 5 në Tiranë, është njohur më nga afër me shqetësimet e tyre konkrete.

Ai është ndalur edhe përpara banesës dhe klinikës së kundërshtarit të tij në garën për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova.

“Pyetja që unë kam është se si jeton Halimi në këto kushte. Nëse standardi për Halimin është që ta bëjë Tiranën si kjo lagje, është turp i madh. Ta kesh lagjen kështu, dhe të kërkosh vota nga njerëzit është turp”, tha Veliaj.

Gjatë ditës, kandidati i mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit ka zhvilluar dhe një takim me banorët e njësisë 2, ku dhe aty problemet më kryesore ishin infrastruktura dhe mungesa e hapësirave publike.

“Do të nisim investimet, por duhen respektuar edhe rregullat nga komuniteti. Duhet të vendosim edhe administratorët e pallatit”, deklaroi Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button