Rajoni

Aksident hekurudhor, humbin jetën 14 emigrantë

Prokuroria publike themelore Veles e vazhdon hetimin për fatkeqësinë hekurudhore që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën hekurudhore Veles – Shkup rreth 2 kilometra larg stacionit hekurudhor “Rajko Zhinzifov”, më saktë mes këtij stacioni dhe stacionit Pçinja.

PPTH Veles njofton se nga njohuritë e para të marra nga grupi prej dhjetë personave të cilët nga terreni i pakapshëm i rrethuar me pyll janë afruar deri në binarë për kryerjen e ekspertizës, janë marrë informata se bëhet fjalë për imigrantë nga Somalia dhe nga Afganistani të cilët kanë lëvizur nëpër binarë në grupe dhe në momentin kur e kanë dëgjuar sinjalin e trenit kanë mundur të largohen duke kërcyer nga binarët në hapësirat përreth.

“Sipas deklaratës së makinistit që po drejtonte trenin ekspress nr. 334 që qarkullonte në relacionin Gjevgjeli – Beograd duke udhëtuar në drejtim të Shkupit, pasi e ka kaluar stacionin “Rajko Zhinzifov” pas 50-100 metrave ai ka vërejtur një grup më të madh të njerëzve të cilët qëndronin apo ecnin në binarët e hekurudhës. Në këtë moment makinisti ka tentuar që ta ndalojë trenin intensivisht dhe ka lëshuar sirenën me ç’rast një pjesë e grupit kanë mundur të largohet, ndërsa një pjesë kanë mbetur dhe për shkak të pamundësisë që në një distancë aq të vogël të ndalojë, është përplasur me ç’rast disa edhe janë shkelur. Në një distancë prej 100-150 metrave nga përplasja treni ka ndaluar dhe tani është i paaftë për lëvizje të mëtejme për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga fatkeqësia, shkruan në kumtesën e PPTH Veles.

Prokurori Publik Themelor nga Velesi së bashku me ekipin hetues të SPB e Velesit dhe me një ekip të ndihmës së shpejtë nga Velesi kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është bërë ekspertizë, me ç’rast është konstatuar se në binarë kanë vdekur 14 persona. Persona të lënduar nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Shikoni një cikël me foto nga vendi i aksidentit:

*****

Të paktën 14 emigrantë kanë humbur jetën mbrëmë vonë pasi i ka shkelur treni që qarkullonte në hekurudhën Veles-Shkup.

Numri i saktë i viktimave dhe të lënduarve ende nuk dihet, për shkak të terrenit të vështirë, të i cili mund të arrihet vetëm përmes hekurudhës.

Treni, sipas informatave të para, ka përplasur një grup prej rreth 50 vetave, që kanë lëvizur në drejtim të Beogradit, ndërsa hekurudhën kanë pasur udhërrëfyes.
Në vendin e aksidentit kanë arritur ekipe të ndihmës së shpejtë nga Shkupi dhe Velesi. Për inspektim në vendngjarje kanë dalë ekipe të policisë dhe të prokurorisë dhe ekspertë të ndërmarrjes publike të hekurudhave.

Zëdhënësja e policisë së Velesit, Anita Stojkovska, ka njoftuar se trupat e 14 viktimave janë dërguar në morgun e qytetit, ndërsa në stacionin policor janë ndaluar 8 emigrantë. Një grup më i madh emigrantësh kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Informata më të plota aksidentin e rëndë priten së shpejti. Përndryshe, Maqedonia është e njohur si rrugë transite për shumë emigrantë nga vendet e varfra të botës së tretë që nisen për në Evropën Perëndimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button