Kronika
Panariti: Banorët pranë brigjeve të Vjosës të largohen, priten vërshime
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u ka bërë thirrje banorëve dhe bizneseve pranë brigjeve të lumit Vjosa që të largohen prej andej, për shkak sipas tij, pasi 12 orët e ardhshme priten prurje të mëdha të këtij lumi.
Ministri Panariti vizitoi nga afër Urën e Mifolit pasditen e sotme.
“Në 12 orët e ardhshme pritet rritje e prurjeve të lumit Vjosa. Angazhim maksimal, të gjitha strukturat në gatishmëri dhe të mirë koordinuara. Të mbrojmë dhe të shpëtojmë jetë njerëzish dhe ekonomitë familjare.
Ministri tha se 10 ndërhyrje e bëra nga Ministria e Bujqësisë në argjinaturën e Vjosës, do të zbusin vërshimin e ujërave drejt banesave dhe tokave bujqësore”, tha Panariti.