☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.69 ▲8.53%
ARI 5,150 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,355 ▼ -1.03% ETH $2,023 ▼ -0.71% XRP $1.3700 ▼ -1.28% SOL $85.0500 ▼ -1.68%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.69 ▲8.53 % ARI 5,150 ▼0.57 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.69 ▲8.53 % ARI 5,150 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

Pronat, vendimet para ‘94 që janë gati për kompensim

Janë rreth 300 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Pronave, të cilat janë gati për t’u trajtuar me kompensim. Bëhet fjalë për vendimet e 1993 dhe 1994, për të cilat ka përfunduar vlerësimi ekonomik duke u dhënë mundësi pronarëve që të aplikojnë për të përfituar nga fondi vjetor i vënë në dispozicion.

Nga Agjencia, mësohet se në mesin e kërkesave të paraqitura ka edhe nga ato që janë me vendime të pas 1994, por që kanë shprehur vullnetin për t’u trajtuar duke u pajtuar me faktin që nuk do të marrin të plotë kompensimin, por vetëm një pjesë të tij dhe do të heqin dorë nga pjesa e mbetur. Pagesat për 300 dosjet e radhës do të bëhen bazuar mbi skemën e re.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga drejtoresha e ATP-së, Sonila Qato, në intervistën dhënë për gazetën. Qato ka vënë në dukje faktin se fondi i mbetur për këtë vit do të vijohet të ndahet në përputhje me kriteret ligjore. “Ekzekutimi i vendimeve që kanë njohur të drejtën e kompensimit do të vijojë të bëhet në rend kronologjik për ato aplikime që plotësojnë dokumentacionin konform kuadrit ligjor dhe është një proces, i cili në ndryshim nga precedenca e krijuar më parë, ofron një shërbim të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit të këtij procesi përgjatë 10 viteve të ardhshëm”.

FONDI

Deri më tani, nga skema e re e kompensimit kanë përfituar vetëm 34 familje. Për të tjerët, procesi i aplikimeve vazhdon të jetë i hapur. Pronarët me vendime ’93 dhe ’94 kanë të drejtë të aplikojnë për t’u dhënë fund zvarritjeve të mëtejshme dhe, pse jo, për të përmbyllur një kapitull çerekshekullor. Nga fondi 24 milionë dollarë kanë mbetur ende pa u ndarë edhe 20 milionë, duke qenë se rreth 4 milionë shërbyen për kompensimin e 34 familjeve.

“Sa i përket fondit të shpërndarë për 34 vendimet e para, të cilat janë kompensuar tërësisht, duke e mbyllur përfundimisht procesin e kompensimit me kompensim 100% të pronës, ai është 545 milionë lekë dhe 25 milionë kompensim fizik nga fondi i tokës. Në këtë mënyrë, ka nisur për herë të parë shpërndarja e fondit fizik tokë bujqësore, vënë në dispozicion nga qeveria me vendimin e saj të muajit prill 2014”, është bërë e ditur nga Qato.

DOSJET ME MANGËSI

Për një pjesë të vendimeve të dhëna para vitit ’94, ende nuk është përcaktuar fatura që shteti ka detyrimin për ta kompensuar. Shkak për këtë është bërë mungesa e dokumentacionit. Janë rreth 1600 pronarë, të cilët kanë afat deri në muajin nëntor të këtij viti për të bërë plotësimin e dosjes. Deri më tani, vetëm 250 prej tyre janë treguar të gatshëm për të depozituar në agjenci dokumentacionin që u mungon. Nëse ata nuk paraqiten brenda afateve, vlerësimi i pronës do të bëhet me çmim minimal dhe kjo gjë do të reflektohet në masën e përfitimit, e cila do të reduktohet ndjeshëm.

“Me kalimin e këtij afati, ligji përcakton se vendimi i kompensimit vlerësohet financiarisht me çmimin minimal të përcaktuar në hartën e vlerës për atë njësi administrative dhe për atë kategori prone. Çka do të thotë se ATP-ja, në bazë të atij dokumentacioni që disponohet në dosje, nëpërmjet verifikimit të dosjeve bazë të këtyre vendimeve, do të përcaktojë vlerën e përcaktuar në hartën e vlerës për atë njësi administrative për pronën që do të kompensohet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.