Europa

Edhe 3 muaj gjendje e jashtëzakonshme në Francë

Asambleja kombëtare franceze miratoi sot një zgjatje me tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Votimi i përshpejtuar erdhi rreth një javë pas atentateve që u morën jetën së paku 129 personave në kryeqytetin e Francës të premten e shkuar.

“Gjendja e jashtëzakonshme e dekretuar më 14 nëntor 2015, një ditë pas sulmeve që shkaktuan vdekjen e 129 personave dhe plagosjen e më shumë se 350 të tjerëve, është zgjatur për një afat kohor prej tre muajsh duke filluar nga 26 nëntori 2015 deri në 25 shkurt 2016”, thuhet mes të tjerash në tekstin e miratuar nga deputetët francezë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button