Kronika

Arben Ahmetaj, personi pa firmën e të cilit, nuk mund të merrte vlerë asnjë dokument i aferës së inceneratorëve

Për ish kryeministrin Sali Berisha, Arben Ahmetaj është personi, pa firmën e të cilit, nuk mund të merrte vlerë asnjë dokument për cështjen e inceneratorëve.
Në një deklaratë për mediat te bere sot nga selia blu, Berisha tha se Ahmetaj, përmes njohjeve me të kërkuarit e drejtësisë, gjë që e ka mohuar vazhdimisht, ka luajtur rolin e ndërmjetësit sipas një skeme të qartë piramidale.
“Arben Ahmetaj është personi që së bashku me Edi Ramën, kanë firmosur vjedhjen nga fondi rezervë të Këshillit të Ministrave.
Nuk është rastësi që ministri më i fuqishëm i Ramës, Tigri i oborrit, rrëzohet në të njëjtën makinë me Zoton e tij, dhe fle në të njëjtin hotel luksoz me këtë person.
Askush të mos gënjehet. Hotelet e shtrenjta nuk janë paguar me kartat e kreditit të Zotos. JO! Ato janë para të taksapaguesve shqiptarë, që Rama ua merr dhe ua kalon vetes, ministrave dhe hajdutëve të oborrit.
Këto para kanë ikur për blerjen e votave, për lobimet korruptive ndërkombëtare dhe për blerjen e drejtësisë.” u shpreh Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button