🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.13 ▼1.98%
ARI 4,086 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,353 ▼ -0.43% ETH $2,093 ▼ -1.34% XRP $1.0793 ▼ -1.28% SOL $84.7600 ▼ -2.13%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.13 ▼1.98 % ARI 4,086 ▼0.69 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.13 ▼1.98 % ARI 4,086 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Nuk e njoh Klodian Zoton”/ Ahmetaj gënjeu në Komisionin Hetimor, tjetër vepër penale rëndon mbi të

21 Shkurt 2022

Arben Hmetaj: Pyetja për mua  do ishte kë nuk njeh në republikën e Shqipërisë. Zoton e kam e të njohur në distancë kështu biles… as nga afër. Unë nuk kam as lidhje biznesi as lidhje varësie pune asnjë lloj lidhje.

Jorida Tabaku: Keni udhëtuar ndonjëherë me zotërinjtë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja?

Arben Ahmetaj: Unë praktikisht kam bërë udhëtime pafund me shume miq me shumë shokë. Ky nuk është objekt i këtij komisioni.  E në këtë vend unë duhet të pyetem kë nuk njoh dhe praktikisht njoh 95% të biznesit shqiptarë.

Ky deklarim për njohje në distancë me Klodian Zoton nga  ish-numri dy i qeverisë shqiptare Arben Ahmetaj është gënjeshtër.

Provat e depozituara në prokurori javën e shkuar nga gazetari Adriatik Doçi dëshmojnë të kundërtën.

Janë disa e-maile të gjetura në kompjuterin e Klodian Zotos të cilat vërtetojnë se ai në disa raste ka paguar për qëndrime në hotele luksoze të Arben Ahmetajt bashkë me bashkëshorten.

Këto e-maile dhe fatura pagesash të pahetuara nga prokurorët e SPAK,  Klodian Braho dhe Ened Nakuçi dëshmojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të Arben Ahmetajn me Klodian Zoton.

Me deklarimin e rremë në Komisionin Hetimor Parlamentar  se ka njohje në distancë me Klodian Zoton por në fakt është krejt e kundërta, Arben Ahmetaj ka konsumuar një tjetër vepër penale.

Atë të dhënies të një dëshmie të rreme përpara një komisioni parlamentar.

Kallëzimi javën e shkuar nga gazetari Adriatik Doci, ka të bëj me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku sipas gazetarit Doçi, dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist dhe një nga firmëtarët e inceneratorit,  Arben Ahmetajn.

Në fashikullin e kallëzimit prej 26 faqesh, Doçi paraqet prova sesi shtetasi Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga këta dy prokurorë,  ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetaj dhe bashkëshortes së tij Erjola Hoxhës në hotele të ndryshme të Europës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.