Bota

Vdiq Fidel Kastro

Presidenti i Kubes Raul Kastro njoftoi ne televizionin kuban se i vellai i tij Fidel Kastro vdiq sot ne moshen 90 vjecare. Fidel Kastro eshte revolucionari dhe me pas diktatori kuban qe e drejtoi Kuben ne rrugen komuniste per me teper se 50 vjet.Ai eshte lideri qe ka ndenjur me gjate ne pushtet deri sa ia dorezoi pushtetin te vellait.

Fidel Kastro eshte I njohur per qendrimet e tij te forta kunder Amerikes dhe ka qene vendi i pare i Amerikes Latine ku u vendos sundimi komunist.

Fidel Kastro eshte femija illegal i nje fermeri te pasur. Ai eshte lindur dhe rritur ne fermen e te atit dhe ka patur mundesi te shkollohet. Ka mbaruar shkollen e ligjeve te Havanes ku edhe u be nje aktivist politik dhe udheheqes studentesh. Pas grushtit te shtetit qe rrezoi qeverine e ligjshme kubaneze Fidel Kastro dhe I vellai organizuan rezistence te armatosur ndaj qeverise se Batistes. Pas nje sulmi te pasuksesshem ushtarak Fidel Kastro u burgos dhe me pas u lirua ne saje te nje amnistie. Largimi ne Meksike e beri te njihej me revolucionarin argjentinas Ernesto Che Guevara dhe se bashku pas rikthimit ne Kube filluan perpjekjen e tyre kunder regjimit te Batistes duke rekrutuar te rinj , fshatare dhe punetore kubane te cileve u kishte ardhur deri ne gryke dhuna, korrupsioni dhe padrejtesite e regjimit ushtarak. Pas nje viti lufte Batista u detyruar te largohej nga Kuba dhe Fidel Kastro u betua si kryeminister i Kubes.

Fidel Kastro ishte nje njeri shume popullor dhe i dashur ne vendin e tij. Kjo e beri ate te ecte me hapa te shpejta drejt vendosje se nje pushteti personal autokratik dhe te shfrytezonte entuziasmin popullor per te goditur cdo liri politike dhe te drejte te njeriut dhe duke e kthyer Kuben ne nje vend diktatorial dhe veten nje diktator. Kasto vendosi lidhje te ngushta me Bashkimin Sovjetik i cili u be furnizuesi kryesor i Kubes me armatim por edhe me ndihma te tjera per te zhvilluar ekonomine.

Pas renies se Bashkimit Sovjetik Kuba hyri ne krize te thelle, kjo edhe per shkak te bllokades se vazhdueshme te Shteteve te Bashkuara ndaj saj.

Disa vite me pare Fidel Kastro i semure u largua nga pushteti duke ia lene vendit te vellait, i cili i detyruar nga gjendja ekonomike ndermori disa reforma te hapjes se vendit ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes gje qe ka cuar ne lehtesimin dhe heqjen e shume sanksioneve.

Vdekja e Fidel Kastros nuk mendohet se do te ndryshoje ndonje gje ne politiken kubaneze.

Per shume njerez ne bote Kastro eshte nje hero dhe per shume te tjere nje diktator paranojak qe e ka zhytur vendin e tij ne varferi dhe ka detyruar miliona kubane te largohen nga vendi i tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button