Bota

Putin dhe Holland pranë njëri-tjetrit në 100-vjetorin e gjenocidit armen

Disa udhëheqës botërorë, mes të cilëve presidentët francez dhe rus, François Hollande dhe Vladimir Putin, kanë zhvilluar sot homazhe në Erevan për viktimat me rastin e 100-vjetorit të gjenocidit armen duke premtuar se ata nuk do të harrohen kurrë.

Në Memorialin e Gjenocidit, i ndërtuar në kryeqytetin armen, krerët e delegacioneve të huaja kaluan një nga një “Rrugën e zisë” për të takuar çiftin presidencial armen.

Pasi mbajtën një minutë qetësi, para një tribune ku ishin ulur pranë njëri-tjetrit François Hollande dhe Vladimir Putin, presidenti armen falenderoi të gjithë ata që ishin të pranishëm, duke u shprehur se asgjë nuk harrohet.

“Duhet të përulemi para memorialit të viktimave. Franca nuk do t’i harrojë kurrë tragjeditë që ka kaluar populli armen”, tha presidenti francez.

Ndër të tjera, presidenti francez vlerësoi se Turqia pati “rol kryesor” në gjenocidin armen, por “të tjerë janë duke pritur diçka”, pasi Ankaraja ende refuzon të pranojë masakrat e vitit 1915.

“Për Rusinë, asgjë nuk mund t’i justifikojë masakrat massive”, tha presidenti rus.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë gjithçka që popujt të mos përjetojnë tmerret e ksenofobisë, dallimit fetar apo nacionalizmit agresiv”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button