Politika

Axhenda e 21 Janarit, lule në bulevard, Rama takim me familjarët

Nesër shënohet 6-vjetori i 21 Janarit, protestës ku u vranë nga Garda 4 persona.

Ashtu sikur ka ndodhur çdo vit edhe në përvjetorin e 6-të do të ketë një ceremoni përkujtimi për 4 protestuesit që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në 21 Janar të 2011.

Ceremonia do të nisë në orën 10:30 në sallën e Hartave, ku kryeministri Rama është parashikuar që të mbajë edhe një fjalë.

Pas fjalës së Ramës në 11:30 do të vendosen lule në bulevard në vendin ku u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.

Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një drekë me familjarët e viktimave.

Para 2 ditësh qeveria vendosi dëmshpërblimin e 3 familjarëve të viktimave që u vranë në 2011, ndërsa njëri është ende në proces gjyqësor.

Axhenda për përvjetorin e 6-të të “21 Janarit”

10:30-11:30 Pritje familjaret nga Kryeministri tek Salla e Hartave, Kryeministri.

11:30-12:00 Vendosja e luleve në bulevard.

12:00-13:30 Drekë me familjarët e viktimave. ( Vendi: Hotel Tirana).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button