Bota

Shqiptarja Suzanna Shkreli tremb republikanët, vetë Paul Ryan vrapon të ndihmojë rivalin e saj

Suzanna Shkreli mendohej se do të ishte një kandidate sa për sy e faqe në distriktin e 8, në Michigan. E futur vonë në garë, përballë një kongresisti, politikan karriere me përvojë e mbështetje.

Mirëpo, shqiptaro-amerikanja e re ka zhvilluar një fushatë intensive në javët e pakta në dispozicion aq sa që Partia Demokrate e ka vendosur në listën e quajtur “E kuqja në blu”, në përfshihen zonat që mund t’u merren nga dora republikanëve.

Ndihmës-prokurorja 29-vjeçare ka shkëlqyer edhe në mbledhjen e fondeve dhe kjo mund të nxisë Demokratët që t’ia shtojnë buxhetin duke i dhënë nga “thesari i luftës” fondet kombëtare që i ruajnë vetëm për kandidatët që vërtet kanë një shans to përmbysin parashikimet.

Nuk është çudi pra që sot, vetë Paul Ryan, kryetari i Shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, në Kongresin Amerikan, një nga figurat më të mëdha kombëtare republikane, vizitoi zonën elektorale për të mbështetur kongresistin Mike Bishop.

Suzanna Shkreli e sulmoi menjëherë vizitorin e padëshiruar duke e akuzuar si një nga fajtorët kryesorë për gjendjen e vështirë ekonomike të shumë prej zgjedhësve të saj.

“Nuk është çudi që Mike Bishop shtron qylymin e kuq për Kryetarin Paul Ryan, arkitektin e planit për t’i dhënë fund garancive të programit Medicare për pensionistët në Michigan”, tha Brian Lenzmeier, menaxherii fushatës së saj. “Mike Bishop ka shpenzuar gjithë karrierën e tij për sabotuar sigurinë e daljes në pension për të moshuarit tanë, duke votuar për planin e Kryetarit Ryan që të privatizojë Medicare dhe duke mbështetur propozimet për privatizimin e Sigurisë Sociale”.

Ai tha se agjenda e Ryan dhe Bishop do të ishte katastrofike për të moshuarit në Michigan, ndërsa Wall Street dhe industria e sigurimeve do të bënin miliarda.

Michigan ka 14 kongresistë, 9 prej tyre janë republikanë. Demokratët që kanë filluar të shpresojnë se mund të marrin në dorë Kongresin po e shohin këtë shtet si një nga fushëbetejat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button