Politika

Rama: Kosova në NATO, domosdoshmëri për familjen euroatlantike

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se sfidat e Aleancës Veriatlantike, në ditët e sotme mbeten të mëdha në Ballkan, edhe pse sot, siç tha ai, “nuk jemi më armiqtë e njëri-tjetrit, por jemi së bashku kundër armiqve të rinj”.

Rama renditi si sfida ekstremizmin e dhunshëm, që pavarësisht të ashtuquajturit Shteti Islamik, doktrina e tij nuk mund të shfaroset vetëm me forcën e armëve, por edhe me forcën e mendjes dhe shembullin që kjo aleancë e madhe mishëron.

“Nacionalizmi në rritje, kriza e refugjatëve sirianë apo emigrantëve në Mesdhe, apo lufta kibernetike që po merr përmasa gjithnjë e më kërcënuese, janë rreziqe reale që kanë nevojë për një përgjigje të përbashkët ku secili ka vendin dhe rolin e vet. Të mos harrojmë që NATO duhet të përballet edhe me doktrina agresive faktorësh të tretë, me diapozitiv ushtarak në rritje dhe shpërfillje të hapur të ligjeve ndërkombëtare, aneksimi i Krimesë është vetëm një nga dëshmitë e kësaj dukurie”, – theksoi Rama.

“Ne ndjehemi mirë sot që integrimi në NATO i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut më pas, ka krijuar një hapësirë të gjerë në Ballkan për NATO-n dhe ka forcuar stabilitetin e Ballkanit duke çuar drejt mbushjes së një vakuumi të krijuar pas ndryshimeve tektonike që pësoi gadishulli nga shpërbërja e Jugosllavisë, por që paqja e brishtë ende në këtë rajon të mos sfidohet kurrë në të ardhmen dhe që Ballkani  të mos jetë kurrë më porta përmes së cilës infiltrime nga vende të treta të depërtojnë në zemër të Europës, është e domosdoshme që edhe Kosova të bëhet pjesë e integruar e Aleancës Veriatlantike”, – theksoi Kryeministri Rama.

“Shqipëria beson shumë fort që integrimi i Kosovës në familjen euroatlantike është domosdoshmëri për të dhe rajonin, por edhe për të gjithë familjen euroatlantike”, – theksoi Kryeministri.

Sipas tij, përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO është një vizion strategjik dhe përfshirja e Kosovës në NATO do të ishte një kapital i shtuar përmes të cilit merr formë të plotë arkitektura e sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button