Europa

Evropianët gati për sanksione të tjera ndaj Moskës

Komisioni-EvropianBashkimi Evropian pritet që sotë të paraqesë sanksionet e reja kundrejt Rusisë, e akuzuar se mbështet rebelët ukrainas, kundër të cilëve Kievi është duke kryer luftime të ashpra në lindjet të vendit.

Sot në mëngjes, në Bruksel, ambasadorët e 28 shteteve anëtare të BE-së pritet të vendosin për sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë, kryesisht mbi tregjet financiare, shitjen e armëve, shitjen e teknologjive të rëndësishme në fushën e energjisë si dhe të atyre me përdorim të dyfishte si ushtarak edhe civil.

Krerët perëndimorë, presidenti francez François Hollande, ai amerikan Barack Obama, kryeministrja gjermane Angela Merkel, kryeministri britanik David Cameron dhe ai italian Matteo Renzi rikonfirmuan dje synimet e tyre për marrjen e masave kundër Rusisë, që akuzohet se furnizon me armë separatistët në lindje të Ukrainës.

Në terren forcat ukrainase sulmuan dje disa pika strategjike që kontrollohen nga kryengritësit prorusë pranë zonës ku u rrëzua avioni malajzian dhe ku u zhvilluan luftime shumë të ashpra që penguan ekspertët holandezë dhe malajzianë të kryejnë punimet mbi mbetjet e avionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button