Bota

Sanders takon Obamën: Do të bashkëpunoi me Clintonin për të mposhtur Trumpin

Kandidati për nominim demokrat për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Bernie Sanders, thotë se në një të ardhme të afërt do të takohet me rivalen e tij, Hillary Clinton, për të diskutuar për të punuar së bashku për ta mundur kandidatin republikan, Donald Trump.

Ai është shprehur se do të bëjë çdo gjë të mundshme që Donald Trump të mos bëhet president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Këto komente ai i bëri sot pas takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button