Kronika

Refugjatët në Konicë të Greqisë me hartat e Shqipërisë në dorë

Refugjatët sirianë i janë afruar kufirit shqiptar. 160 prej tyre, kryesisht familjarë, janë strehuar nga qeveria greke në Konicë dhe si vendstrehim i tyre është zgjedhur shkolla e mesme e qytetit.

Numri i tyre pritet që të shtohet në ditët e ardhshme në të gjithë fshatrat e Bashkisë së Konicës, ku do të shfrytëzohen për strehim shkollat e vjetra, magazinat e rezervave dhe çdo ndërtesë publike e lirë. Deri më tani është në diskutim strehimi i mijëra sirianëve të cilët do të vijnë nga Porti i Pireut.

Vetëm disa kilometra larg kufirit shqiptar refugjatët sirianë janë pajisur me harta të Shqipërisë dhe kjo mund të jetë një pikënisje për të marrë drejtimin për në vendin tonë.

Në pritjen e tyre janë solidarizuar qytetarë grekë, por edhe shumë emigrantë shqiptarë të cilët ndihmojnë me ushqime, batanije e veshmbathje.

Në zonën e Konicës ka një shtim të forcave të policisë, por kjo gjë nuk mund të thuhet për kufirin shqiptaro-grek.

Konica është vetëm 5 km nga Leskoviku dhe 60 km nga Përmeti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button