Politika

Debati televiziv Rama-Vuçiç në Vjenë, transmetohet sot në orën 21.00 në TVSH

Një debat televiziv mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç i regjistruar  gjatë samitit të Vjenës do të transmetohet sot në TVSH dhe në të njëjtën kohë edhe disa televizione të tjera të rajonit.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, shefi i qeverisë shqiptare bën të ditur se debati i cili është i përqëndruar kryesisht në perspektivën e dy vendeve në Bashkimin Evropiane, do të transmetohet sot në mbrëmje në orën 21.00 në Televizionin Publik.

“Debati për emisionin Okruzenje (Fqinjësi) që u zhvillua gjatë procesit të Berlinit në Vienë e ku të dy kryeministrat folën në gjuhën e tyre, u regjistrua për t’u subtitruar dhe transmetuar sonte në oren 21:00 në TVSH; në të njëjtën orë ky debat do të shfaqet edhe në vendet e tjera të rajonit përveçse në Shqipëri, Kosovë (RTK1), Serbi (RTS 1) dhe Maqedoni (Alsat M)”, bën të ditur Kryeministri Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button