Politika

Kryeparlamentari Meta vizitë zyrtare në Suedi

aKryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Suedi me ftesë të Kryetarit të Parlamentit Suedez (Riksdag), Urban Ahlin. Sipas njoftimit zyrtar nga Kuvendi, gjatë vizitës dyditore kryeparlamentari Meta dhe delegacioni parlamentar që e shoqëron do të zhvillojnë takime me personalitete të larta suedeze.

Kryetari i Kuvendit do të pritet në takime të veçanta nga Ministri i Sipërmarrjes dhe Inovacionit, Mikael Damberg, Ministrja e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit, Isabella Lövin dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Margot Wallström.

Të martën delegacioni shqiptar do të vizitojë Parlamentin e Suedisë, ku do të zhvillohen takime me Kryetarin e Parlamentit, Urban Ahlin dhe me kryetarët e disa komisioneve parlamentare. Kryetari i Kuvendit në këtë vizitë shoqërohet nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade, deputetët Kejdi Mehmetaj dhe Agron Duka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button