Kronika

Dëbora në veri të vendit, Policia: Përdorni zinxhirët

Reshjet e dëborës që nisën në rajonin verilindor të vendit një ditë më parë kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Bora-ne-zonat-malore-1Foto-MPolicia apelon që të gjithë drejtuesit e automjeteve të kenë pajisjet dimërore nëse udhëtojnë drejt verilindjes.

Veshtirësi në qarkullimin e mjeteve paraqiten në aksin rrugor Kukës-Morinë. Po ashtu, aksi rrugor Qafë Buall–Maqellarë në rrethin e Dibrës paraqet probleme për qarkullimin për shkak të ngricave. Lëvizja e mjeteve në këtë aks bëhet vetëm me zinxhirë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri. Bora në vende të caktuara ka arritur në 20 cm, ndaj shoferët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë udhëtimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button