Zgjedhjet lokale 2015

Kavajë- Cara: Prioritet punësimi dhe zhvillimi i turizimit

Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie i Kavajës, Engjëll Cara, prezantoi projektin e tij në fshatin Bogo, të komunës Synej.

Prioritetet në këtë fshat janë punësimi dhe zhvillimi i turizmit duke qenë se ky fshat është një pikë turistike e paprekur dhe e paeksploruar deri sot, siç ësht zona e “Forsilukut”.

“Që në momentin e parë do të bëhet rruga për në “Forsiluk”, do ta bëjmë plazh publik për banorët e Bagosë, Synejit dhe të gjithë Kavajës së re”.

Përsa i përket punësimit, kandidati Cara, theksoi se çdo, shtëpi do të ketë, minimumi, një të punësuar. “Marrim zotimin që çdo familje e kësaj zone të ketë të punsuar një pjestar të familjes”.

Më tej kandidati Cara zbuloi për banorët se kandidati i majtë Rroshi është një person i dënuar në mungesë, në vitin 2000 për plagosje me dashje.

“Sot, ne kemi një dokument në dorë që flet për dënimin e Rroshit, pavarsisht që gjykatat e asaj kohe ishin të Fatos Nanos, ishin të Rexhep Mejdanit, ai është dënuar me vendim të Gjykatës së Parë në mungesë”, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button