Europa

Shpëtohen në det 1 300 migrantë gjatë Krishtlindjeve

Rreth 1 300 imigrantë u shpëtuan në disa operacione gjatë ditës së Krishtlindjeve dhe u pritën të premten në dy porte siciliane, raportoi media.

ee1098-350x196Gjatë mbrëmjes së Krishtlindjeve, 900 migrantë të gjetur në varka që po mbyteshin, zbriten në Mesina.

Rreth 400 të tjerë do të zbresin në portin sicilian të Pozallos.

Forcat italiane të shpëtimit gjetën mes tyre edhe kufomën e një burri që kishte vdekur.

Nga 1 janari deri më 17 dhjetor, sipas statistikave më të fundit nga Ministria italiane e Punëve të Brendshme, 167 462 imigrantë kanë arritur në Itali nga deti, ose një mesatare prej 477 në ditë.

Shumica nisen nga Libia, rreth 80 për qind, ndërsa pjesa tjetër nga Egjipti dhe disa vende të tjera.

Dy vendet kryesore të origjinës së migrantëve janë Siria, ku i largohen luftës civile, dhe Eritreja, ku sundon një diktaturë.

Mali dhe Somalia janë dy vendet e tjera që vijojnë, sipas renditjes së origjinës së migrantëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button