Ekonomia

Hiqet ekskluziviteti për Rinasin

Qeveria shqiptare ka përfunduar me sukses negociatat me koncesionarin gjerman të Aeroportit të Rinasit.

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj bëri të ditur lajmin, duke theksuar se ka përfunduar marrëveshja për heqjen e ekskluzivitetit me një rreze prej 100 kilometrash. Kjo do t’i hapte mundësinë funksionimit të aeroportit të Kukësit.

“Dosja është dërguar tek bordi i koncesionarit. Presim oferta për realizimin e aeroporteve lokale”, deklaroi Ahmetaj.

Ai ishte sot në komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe u pyet për këtë çështje nga deputetët e opozitës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button