Parlamentare

Kuvendi miraton nen per nen paketën fiskale

salla-e-kuvendit6-504x350Kuvendi miratoi vetem me votat e maxhorances nen për nen paketen fiskale për vitin 2015, e cila është konsideruar një paketë që në thelb të saj ka të gjitha masat për mbështetjen e prodhimit vendas për t’u rikthyer edhe një herë tek favoret fiskale për prodhimin në industrinë e rëndë, në manifaktura, në bujqësi, në peshkim dhe në përpunim të mineraleve dhe të produkteve të tjera për industrinë vendase. Opozita nuk ishte e pranishme ne diskutimet per paketen fiskale as pr/buxhetin, megjithese nga selia e Partise Demokratike i kundershtoi fort keto dy ligje financiare te qeverise.

Përpara fillimit të diskutimit nen për nen të paketës në seacën plenare të Kuvendit, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave te opozites për rritje te taksave. “Janë rritur vetëm tre taksa, taksa e qarkullimit, e depozitave dhe e duhanit, të cilat do të kenë impakt pozitiv në ekonomi”, u shpreh Kryeministri Rama. Sipas tij, janë 15 taksa të tjera që ulen.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga ulja e taksave vitin e fundit kanë përfituar 97 për qind e shqiptarëve. “Ka një ngulmim propagandistik se në Shqipëri po rriten taksat, por në Shqipëri është viti i parë, që 97 për qind e shqiptarëve kanë përfituar nga ulja e taksave, krahasuar me shumë vite të shkuara, që kur hyri në fuqi taksa famëkeqe e sheshtë mbi të ardhurat personale. Nga kjo ulje taksash një polic ka përfituar 262 mijë lekë më shumë se sa nën qeverisjen e mëparshme; një mjek ka përfituar 238 mijë lekë më shumë; infermieri 313 mijë lekë më shumë; një mësues 265 mijë lekë më shumë, ndërsa një punonjës administrate ka përfituar 257 mijë lekë më shumë se sa nën qeverisjen e shkuar”, deklaroi Rama sot në Kuvend.
Ky është bilanci i vitit të parë nga ulja e taksave, nga ku përfitimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë familjare ka qënë në këto terma, tha Rama. Ai theksoi se thirrja për të rikthyer taksën e sheshtë është një thirrje për t’iu hequr nga xhepi këto para që ata i kanë përfituar përmes taksimit të ndershëm.
Paketa e re fiskale ndryshon 18 taksa, 15 prej të cilave në ulje. Por, në total barra fiskale për individët dhe biznesit nga kjo paketë rritet me 160 milionë dollarë në vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button