Kronika

Manjani: Gati për reforma agresive për anti-korrupsionin

I propozuari për ministër Drejtësie, Ylli Manjani tha për mediat se po përgatitet një axhendë agresive reformash. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së, tha ende nuk është bërë ministër, pasi duhet të dekretohet nga Presidenti.

“Takohem me kryetarin e Kuvendit çdo ditë. Po përgatisim axhendë të re reformash për të ndërtuar një sistem gjyqësor, administrativ gjithashtu. Jemi në punë duke u përgatitur për të marrë edhe nisma anti-korrupsion që do të jenë pjesë e punës në Ministrinë e Drejtësinë”, tha Manjani.

I pyetur për punën që e pret, Manjani tha se ende nuk është ministër drejtësie duke përmendur etapat ku duhet të kalojë, deri në marrjen e detyrës së re. “Unë nuk jam ende Ministër i Drejtësisë. Jam i propozuar sepse më parë çështja i kalon Presidentit për dekretim. Ndërkohë po përgatitemi”.

Lidhur me marrëdhëniet që ka me kryeministrin Rama, ai tha se po punojnë për reformat në drejtësi.  “Jemi në krah dhe jemi në një axhendë agresive reformash. Jemi në mes të punës, ju lutem të fokusohemi tek punët”, u shpreh Manjani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button