Kronika

Arrestimi i 28-vjeçarit turk të shumëkërkuar, Çuçi: Dëshmi e efikasitetit të policisë

Në një postim ne Twitter, Çuçi thekson se ky arrestim është një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare.

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar”, shprehet ministri.

Në njoftimin për shtyp, Policia e Shtetit bëri të ditur detaje nga operacioni i koduar “Brain” ku u bë e mundur arrestimi i 28-vjeçarit nga Turqia, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për  “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Operacioni u krye nga Drejtoria e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania dhe Policinë e Vlorës, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Sipas policisë ky shtetas u kap në Himarë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.

Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 shtetas te tjerë, B. Sh., 36 vjeç, banues ne Tiranë dhe E. H., 37 vjeç, banues ne Durrës, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button