Kronika

Eshtrat e dy martirëve mbërrijnë në kishën e Blinishtit

Qindra besimtarë pritën në kishën e Blinishtit në Lezhë ardhjen e eshtrave të dy prej 38 martirëve të lumturuar nga Papa Françesku.

At Ndoc Suma dhe Dom Luigj Prenushi, të persekutuar nga regjimit komunist do të prehen në këtë kishë.

Mesha në kishën e Blinishtit u mbajt nga Dom Ernest SImoni. Dy martirët  janë ndër të paktët prej të 38-ve, të cilëve u janë gjendur eshtrat.

Atë Ndoci, i arrestuar në vitin 1946 gjatë kremtimit të një meshe, u dënua me 30 vjet burg, u lirua pak vite më vonë pas një paralize, por vazhdoi të mbajë mesha fshehurazi.

Dom Luigj Prendushi, i akuzuar si spiun i Vatikanit, u arrestua dhe u pushkatua më 24 janar 1947

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button