Zgjedhjet lokale 2015

KQZ vijon regjistrimin e kandidatëve për bashkitë dhe këshillat bashkiakë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi të premten me regjistrimin e kandidatëve dhe të listave të anëtarëve për këshillat bashkiakë, të propozuara nga partitë politike, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
Në mbledhjen e sotme, KQZ regjistroi Arben Ajdinin, kandidat për kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, i propozuar nga Partia Social Demokrate, si dhe kandidatin Edmond Ndoj, i propozuar nga zgjedhësit, për anëtar në këshillin e Bashkisë Kamëz.
Gjithashtu, KQZ miratoi sot dhe listat shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkive, Elbasan, Lushnje, Durrës, Fier, Tiranë, Vlorë, Shkodër, të depozituara nga partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”,

Po ashtu, KQZ miratoi dhe listat shumemërore të kandidatëve për anëtar në këshillat bashkiakë, të paraqitura nga partia “Partia Balli Kombëtar” pjesë e koalicionit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button