Zgjedhjet lokale 2015

Kosova: Trajtim të barabartë qytetarëve, rrugë e shërbime në Tiranë

Kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak i Tiranës, Halim Kosova, takohet me banorët e lagjeve periferike të Kombinatit.

Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorë të zonës së Kombinatit në ecjet e takimet e tij nëpër lagje, duke shpjeguar programin dhe mënyrën se si projektet do të ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.

unnamedKandidati për kryebashkiak u ka folur banorëve për parimet e tij të qeverisjes që janë transparenca dhe trajtimi i barabartë e pa dallim i qytetarëve.

“Çdo njeri, kudo që të jetë në Tiranë, kudo që të banojë, të ketë konditat që ka çdo njeri, çdo qytetar i Tiranës. A je në periferi a je në qendër, nuk duhet të ketë diskriminim, një njeri të ketë ujë dhe një jo, një me drita dhe një jo, një me asfalt dhe një me gropa. Po duhet të kenë të gjithë barazi dhe janë mundësitë për tu bërë. Unë them që kam mundësi që ato që shikoj dhe ato që më thonë qytetarët, .  Kjo është shumë e rëndësishme, sespe do të kenë mundësi të gjithë qytetarët ta marrin vesh se sa i rëndësishëm është individi”, tha Halim Kosova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button