Politika

Bushati: Zgjidhja e çështjeve me Greqinë jo me kërcënime

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi se çështjet midis Shqipërisë dhe Greqinë duhet të zgjidhen mbi bazë të parimeve ndërkombëtare dhe jo kërcënimeve.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij ukrainas, Bushati theksoi se zgjidhja e këtyre çështjeve nuk mund të bëhet me kërcënime dhe as për konsum të brendshëm.

I pyetur nëse kjo përplasje diplomatike me Athinën rrezikon projektin e “zero problemeve” me fqinjët, Bushati se referenca e përdorur nuk është në asnjë dokument politik.

Shqipëria është e palëkundur për të qenë një vend inspirues i politikës së mirë të drejtë dhe të ndershme mbi bazën e ndërsjellët me fqinjët tanë dhe është një vend i cili do të vazhdojë të kultivojë këtë përqasje në rajon.

Është një vend i cili ka shfaqur qartë, hapur të gjitha pozicionet dhe pikëpamjet në lidhje me disa çështje të mbartura, të cilat duam t’i zgjidhim dhe t’i trajtojmë në kuadër të vlerave evropiane dhe parimeve ndërkombëtare, të cilat nuk njohin as gjuhën e kërcënimit dhe as konsumin e brendshëm për çfarëdo lloj rrethane që mund të jetë ky konsum.

Pastaj, referencën që ju përdorët nuk është në asnjë dokument politik të kësaj mazhorance dhe të kësaj qeverie, por do të kisha shpresuar shumë që të paktën reporterët që mbulojnë Ministrinë e Jashtme të kishin një hulumtim më të mirë për këtë çështje”, tha Bushati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button