Ekonomia

Shqiptarët po shpenzojnë, INSTAT: Ndryshimi i çmimeve rriti konsumin për familjet

Vitin e kaluar qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar me shumë para për nevojat e tyre të konsumit.

Kjo jo për shkak të rritjes së mirëqenies, por të ndryshimit të çmimeve.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vitin e kaluar, shpenzimet mesatare mujore të familjeve për konsum llogariten afro 70 mijë e 766 lekë, ose 1.9% me të larta se viti paraardhës.

Por jo të gjitha rrethet kanë nivel të njëjtë konsumi. Sipas INSTAT, Shqipëria është e pabarabartë.

“Qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta për konsum në rang vendi. Një familje mesatarisht në Tiranë shpenzon 81 mijë e 710 lekë. Qarqet me shpenzimet më të ulëta janë Elbasani me 55 mijë e 670 lekë dhe Vlora me 51 mijë e 190 lekë në muaj”, tha drejtoresha e INSTAT.

“Rritja e shpenzimeve e dalë nga kjo anketë është rezultat i rritjes së çmimeve. Nëse shikon inflacioni dhe rritjen në vlerë të shpenzimeve janë gati njësoj”.

Gati gjysma e buxhetit për konsum të familjeve shqiptare shpenzohet tek ushqimet dhe sipas INSTAT pesha që zënë ushqimet në konsumin e familjeve me gati 5 për qind krahasuar me 2014-ën.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button