☁️
Tiranë 22°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.59 ▼2.51%
ARI 4,811 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,669 ▲ +5.76% ETH $2,389 ▲ +9.5% XRP $1.3732 ▲ +3.76% SOL $86.1100 ▲ +5.28%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.59 ▼2.51 % ARI 4,811 ▲0.92 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.59 ▼2.51 % ARI 4,811 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
roze

Ricky Martin shpall fejesën. Apel Trump-it për homoseksualët

Ylli portorikan i muzikës, Ricky Martin ka shumë arsye për të festuar së fundmi. Të mërkuren, fituesi i çmimit “Grammy” njoftoi mbajtjen e një numri koncertesh në Las Vegas e gjithashtu fejesën me partnerin e tij prej një viti, artistin sirian Jwan Yosef.

Por me fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale shumë pjesëtarë të komunitetit GAY, i druhen ashpërsimit të politikave kundër tyre, ashtu si edhe shumë minoritete të tjera. Martin, i cili gjatë fushatës foli kundër manjatit të pasurive të paluajtshme tha se do të shfrytëzonte famën për të ngritur fort zërin nëse të drejtat e këtij komuniteti do të shkeleshin.

“Nuk e kam idenë se çfarë do t’i ndodhë këtij vendi në të ardhmen. Por nëse si pjesëtar i komunitetit GAY dhe gjithashtu si latin do të ndjehem i kërcënuar do ta ngrej fort zërin”, tha këngëtari.

Ndërkohë, këngëtari i “Livin la vida loca” do të ndjekë hapat e artistëve të tjerë të njohur si kanadezja Celine Dionn dhe britaniku Elton John, të cilët kanë nënshkruar kontrata afatgjata në meken e kumarit, Las Vegas. Siç tha koncertet e shumta në këtë qytet, që do të fillojnë nga muaji prill, do të jenë në gjuhën spanjolle e angleze. Babai i dy djemve u shpreh i lumtur që ai dhe familja e tij do të qëndronin për disa kohë në Las Vegas, pas turit One World që nisi në 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.