Ekonomia

Beqaj: 16 milionë euro për transformim rrënjësor të QSUT-së

Përmes një huaje prej 16 milionë eurosh Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pritet të pësojë një transformim rrënjësor.

ilir-beqaj-655x356Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi të martën në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ku po diskutohej marrëveshja, se falë kësaj huaje do të ndërhyhet radikalisht në spitalin e sëmëndjeve të brendshme.

Gjatë diskutimit të zhvilluar në komision, deputetët e opozitës kanë ritheksuar faktin se në spitalet shqiptare ka mungesë të theksuar të mjeteve bazë.

Minisri Beqaj vuri në dukje se për QSUT-në ka një masterplan që në vitin 2004, ndërsa premtoi se do të shtohen 7 salla të reja operacionesh dhe 60 shtretër. Programi për reformimin e Qendrës Spitalore Universitare në fazën e dytë kap vlerën 16 milionë euro. Ky projekt financohet nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës dhe është dhënë si kredi e butë me kohëzgjatje 20 vjet. Në këtë finacim 1.5 milion euro janë grant dhe 7.7 milion euro do të finacohen nga qeveria shqiptare.

Afati i zbatimit të këtij projekti është 36 muaj. Punimet për rikonstruksionin e kirurgjisë pritet që të përfundojnë në fundt të vitit 2017, ndërsa punimet në spitalin e sëmundjeve të brendshme në fund të vitit 2019
Faza e parë e projektit të reformimit të QSUT-së, realizuar me një hua prej 14 milionë eurosh të Bankës së Këshillit të Evropës (CEB) dhe me kontributin e qeverisë shqiptare, është finalizuar me ndërtimin e një godine të re spitalore e cila përfshin Departamentin e Urgjencës Mjekësore (traumatologji), radiologjinë, reanimacionin,  laboratorët, sterilizimin qendror dhe diagnostikën funksionale, si dhe me ndërtimin e një godine tjetër për shërbimet elektro-mekanike.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT) është qendra mjekësore terciare më e rëndësishme në Shqipëri. Ajo përbën spitalin më të madh në vend, me një kapacitet prej rreth 1 400 shtretërish. Çdo vit, në këtë spital kurohen më tepër se 65 000 pacientë. QSUT-ja shërben, gjithashtu, si spitali kryesor i mësimdhënies për Universitetin e Mjekësisë dhe Shkollën e Lartë të
Infermierisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button