Qeveritare

Beqaj: Kujdesi paliativ plotëson një boshllëk në kujdesin shëndetësor

Spitali-QSUT-Tirane-Foto-ARKIV-ATSH--525x350Për një pacient me sëmundje terminale, i cili shpallet i pashërueshëm, tanimë nëpërmjet një ligji të posaçëm, pacienti do të marrë kujdesin paliativ.

Në seancën plenare të ditës së enjte ne Kuvend, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, theksoi se ky pr/ligj i diskutuar në Kuvend plotëson një boshllëk në kujdesin shëndetësor.

Ky pr/ligj, një rëndësi e veçantë i ka kushtuar edhe të drejtave që kanë pacientët gjatë kohës që ata marrin kujdes paliativ. Shërbimet shëndetësore përmes të cilave ofrohet kujdes paliativ në Shqipëri janë shërbimi në kujdesin shëndetësor parësor dhe shërbimi hospis. “Hospisi është njësia e specializuar multidisiplinare e shërbimit të kujdesit paliativ, ku mund të ofrohen të paktën, një nga shërbimet e mëposhtme: shërbimi në banesë, shërbimi me shtretër, shërbimi ditor”, tha ai.

“Në buxhetin afatmesëm 2015-2017 janë parashikuar fondet e nevojshme. Sigurisht që ka një periudhë 9-mujore ku qeveria duhet të përgatisë dhe të verë në zbattim të gjitha aktet nënligjore të nevojshme, por fakti që është përfshirë në buxhetin afatmesëm dhe që është përfshirë në projektligj, na bën të jemi të sigurt që edhe këtë shërbim mund ta ofrojmë në spitalet tona”, tha Beqaj.

Ai shtoi se projekligji bazohet edhe në një strategji tumorale të miratuar në vitin 2011, një strategji 10-vjeçare. Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Beqaj, nënvizoi se sëmundjet tumorale jane përcaktuar nga programi i qeverisë si sëmundje që duhet të tregohet më shumë kujdes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button