Kronika

A rrezikohen spiunët e UDB në Shqipëri? Parlamenti Europian: Të hapen arkivat e shërbimeve të inteligjencës në Ish-Jugosllavi

Komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian votoi sot pro raportit të eurodeputetit Lukas Mandl mbi ndihmesën që duhet të japë Bashkimi Europian për luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Në raportin e eurodeputetit Mandl, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë dy nga fushat vendimtare në të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të tregojnë rezultate të prekshme për të ecur përpara në rrugën e tyre evropiane.

Mandl ka artikuluar qartë, se krimi i organizuar në Ballkanin Perëndimor është i rrënjosur thellë në histori dhe ndaj nevojiten reforma të dukshme fushën e shtetit ligjor dhe krimit të organizuar. Kjo do të bëjë diferencën në rrugën europiane të vendeve te rajonit sipas Mandl.

Mandl u shpreh, se si kudo në botë, krimi i organizuar dhe korrupsioni dëmton besimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve të Ballkanit Perêndimor në institucionet e tyre publike. Ai theksoi, se kjo është nje tjeter arsye pse krimi i organizuar është një pengesë e madhe për përpjekjet e shoqërive në vendet e rajonit për të zhvilluar shtetet e tyre, ekonomitë e tyre dhe politikat e tjera.

Raporti Mandl kërkon gjithashtu hapjen e arkivave të shërbimeve të sigurisë nga e kaluara komuniste.

“Veçanërisht për shkak të rrënjëve historike të krimit të organizuar, një nga objektivat kryesore të përmendura në raportin e Parlamentit Evropian do të jetë hapja e arkivave mbi veprimtarinë e shërbimeve të inteligjencës në shtetet e Ish-jugosllavisë”, është shprehur Mandl. Grupimi i partive popullore europiane, të cilit i përket eurodeputeti Lukas Mandl, synon që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një histori të qëndrueshme në trajtimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Qëndrimi i këtij grupimi, është se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të nxjerrin raporte periodike kombëtare për këtë çështje dhe t’i bëjnë institucionet e tyre të punojnë më mirë së bashku, veçanërisht në lidhje me mbledhjen dhe shkëmbimin e inteligjencës.

Presidentit serb Aleksandër Vuçiç nuk ia kanë kërkuar për herë të parë deklasifikimin e dosjeve që kanë lidhje me informacionet sekrete në Ish Jugosllavi.

Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës e kanë përsëritur kërkesën ndaj Vuçiç që të deklasifikojë dosjet e agjentëve të huaj të UDB-së dhe në vitin 2015 dhe 2020.

Në kërkesat e këtyre viteve, që ia kanë përsëritur sërish në vitin 2021, PE dhe KiE i bëjnë presijon Aleksandër Vuçiçit me faktin  se Serbia ka hapur negociatat dhe është në fazën tjetër të bisedimeve për anëtarësimin në BE.

Duke qënë se dhe lufta e ftohtë por dhe lufta në Ballkan ka përfunduar, sipas këtyre organizmave europianë nuk ekziston asnjë arsye që t’i mbajë të fshehtë familjes europiane dhe vendeve të rajonit, me të cilat kërkon të bashkëjetojë në fqinjësi të mirë dhe që janë në rrugën e integrimit në BE, dosje të cilave u ka kaluar afati ligjor i deklasifikimit dhe të jenë të hapuiqë të jenë të hapura për publikun.

Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian i sjellin presidenti serb shembullin e Gjermanisë, e cila shumë kohë më parë zbardhi listën e të gjithë agjentëve të shërbimit sekret gjermano-lindor, STAS. Mes këtyre agjentëve u zbuluan se kishin qënë shkrimtarë, poetë, politikanë të lartë, deri dhe nobelistë. Por kjo nuk e bëri Gjermaninë as një vend jo demokratik e as një shkelëse e ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ndonëse Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës kërkojnë zbatimin e rezolutave të miratuara 5 vite më parë, vazhdon tu bëjë presionsi ish spiunëve të UDB në të gjithë rajonin.

Maje Vuçiç ka kërcënuar herë pas here se do bëjë publikë emrat e të gjithë spiunëve shqiptarë që kanë qënë në shërbim të UDB. Një kërcënim që tregon qartë se agjentët e UDB në Shqipëri kanë qënë prezentë me shumicë, madje duke parë dhe nga mënyra se si paralajmëron president serb, duket se një p[jesë e vogël e tyre kanë “mbijetuar” në xhunglën politike shqiptare dhe janë politikanë aktivë.

Deri më tani jo vetëm që nuk ka zbardhur listën e spiunëve të ish Jugosllavisë për të cilët kërcënoi, por as ata që e ka detyrim ligjor dhe kushtetues për ti’i deklasifikuar siç i kërkojnë organizmat europianë.

Vuçiç vetëm sa kërcënoi politikanët e vendeve të rajonit, ish spiunë të UDB, që t’ju kujtonte se Jugosllavisë së vjetër dhe Serbisë i kanë shërbyer me shumë devotshmëri si spiunë.

Duke parë që deklaratat e presidentit serb kanë pasur qëllim konsumin politik dhe për të trembur politikanët e Ballkanit,  ish- agjentë të shërbimit sekret serb, organizmat europianë ia kanë përsëritur me këmbëngulje kërkesën për publikimin e dosjeve të ish spiunëve të UDB.

Duke qënë se dhe në Shqipëri ka pasur akuza me amra të veçantë për politikanë që kanë shërbyer ndër vite ndaj UDB, kujtomë deklaratën e Azem Hajdarit në vitin 1995 kur akuzonte se është zhdukur vetëm dosja e agjentëve të UDB, duke drejtuar gishtin nga Presidenti i asaj kohe Sali Berisha, dhe kreu i grupit parlamentar socialist ka akuzuar po Berishën për agjent të shërbimit sekret serb, madje duke përshkruar dhe me detaje të veçanta, atëherë thjeshtë mund të pyesim: A rrezikohen spiunët e UDB në Shqipëri që të deklasifikohen?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button