Sporti

Barcelona fiton në ndeshjen e lamtumirës së Piques

Barcelona “rrëmben” 3 pikë ndaj Almerias (2-0) dhe merr përkohësisht kreun e La Liga.

Katalanasit patën shansin e artë për të vendosur sfidën në shinat e duhura që në minutën e gjashtë, kur për ta akordohet një penallti.

Robert Lewandowski humbi 11-metërshin, pas një ekzekutimi të dobët dhe pas një gjuajtje në të cilën nuk gjeti dot as katërkëndëshin e mbrojtur nga Martinez. Ekipi i Xavit provoi të rregullonte gabimin brenda fraksionit, por lojtarët nuk e kishin saktësinë e duhur për të zgjidhur ndeshjen.

Në pjesën e dytë Barça bëri gjithçka mirë duke shënuar me Dembele dhe De Jong.

Kjo sfidë nuk ishte aspak një ndeshje e thjeshtë e kampionatit spanjoll, por ishte një takim në të cilin do luante aktin e fundit një nga ikona e ekipit nga Camp Nou, Gerard Pique. Ky ishte “kërcimi i fundit” i mbrojtësit të njohur, që ka vendosur të largohet nga futbolli i luajtur dhe tifozët në shkallët e stadiumit nuk kursyen brohoritjet për të.

What a goal by Dembele 🤩🤩🤩 pic.twitter.com/mWhDjqioFy

— Hamza (@Hamzaculer) November 5, 2022

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button