Te ndryshme

Kleriku arab: Dielli rrotullohet rreth Tokës, përndryshe avionët s’do fluturonin dot

Është provuar e stërprovuar që Dielli ndodhet në qendër të sistemit tonë dhe Toka e planetet e tjera rrotullohen rreth tij.

1424245089SHEIKUARABPor një klerik saudit mendon të kundërtën. Sheikh Bandar al-Khaibari deklaroi në një leksion para studentëve të tij se Toka është një objekt statik, që as rrotullohet rreth vetes dhe as rrotullohet rreth Diellit.

Këtë teori të tij, të njëjtë me ato mesjetare, që fatkeqësisht u kanë marrë jetën dhjetra shkencëtarëve me akuzën e herezisë, sheiku saudit e mbrojti me një ‘provë’ të thjeshtë.

“Nisemi nga aeroporti Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe për të udhëtuar drejt Kinës, mirë? Nëse Toka do të rrotullohej avionët mund të qendronin në ajër dhe të prisnim që Kina të vinte te ne, në vend që të harxhonim kohë duke fluturuar”, thotë ai para studentëve të tij.

Ai i shton akoma më shumë doza ‘budallallëkut’ të vet kur thotë se nëse Toka do të rrotullohej në drejtimin e kundërt, atëherë avionët nuk do të arrinin kurrë në destinacionin e tyre, pasi Kina do të largohej.

Al-Khaibari ngriti dyshime edhe për zbritjen e njeriut në Hënë duke e cilësuar këtë një fabrikim hollivudian.

Të besosh të gjitha këto është e pamundur, por fatmirësisht kjo pjesë e leksionit shkencor të klerikut arab është filmuar dhe videoja që po qarkullon në internet ka shkaktuar të qeshura dhe reagime nga më të ndryshmet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button