Politika

Rama: Nuk do të bëhemi në asnjë rast pengesë për dekriminalizimin

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës së fundvitit se mazhoranca nuk do të bëhet pengesë në asnjë çast për dekriminalizimin.

“Për mua, procesi i dekriminalizimit ka përfunduar ditën kur kemi votuar ligjin. Janë institucionet që duhet të zbatojnë ligjin dhe jo frymëzimi të shkuarës që përkthehet shumë rëndomtë në gjueti shtrigash. Unë nuk bëjë gjueti shtrigash. E kam neveritur dhe një nga arsyet pse i jam kundërvënë atij regjimi ka qenë gjuetia e shtrigave. Ligji është aty dhe institucionet duhet ta zbatojnë.

Nuk do t’i bëhemi në asnjë çast pengesë zbatimit të këtij ligji. mbledhja e djeshme dha një shembull kuptimplotë të këtij vullneti parimor, ashtu sikurse dha një shembull të hipokrizisë të PD-së dhe drejtuesit të saj që tjetër thonë, tjetër bëjnë. T’i tregojnë shqiptarëve që në rastin e parë e shkelën ligjin dhe si ka mundësi që për ta kur vjen puna tek vetvetja ligji është i pavlerë”,tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button