Ekonomia

Rama: 1 miliard euro në 2017-ën për rrugët nga Jugu në Veri

Kryeministri Edi Rama e çeli me ekonominë konferencën e fundvitit për mediat, duke theksuar se ajo është në rrugën e duhur falë një procesi të gjerë reformash.

“Aspekti më i suksesshëm i vitit që po ikën është ekonomia. Referuar shifrave e fakteve, ekonomia e 2016 ishte aspekti më i suksesshëm, aspekti i reformave që kanë filluar të çelin rrugën e re në drejtimin e duhur. Kemi një ekonomi që rritet qëndrueshëm. Këtë vit do mbyllet me një rritje 3.3-3.5 %. Nëse i referohemi pikës së hallit nga u nisëm, kemi realizuar diçka. Por jemi ende larg objektivit tonë. Synojmë 5% rritje ekonomike”, tha Rama.

Kryeministri shtroi se “është viti që e përktheu këtë ndryshim thelbësor në bazat e ekonomisë. Për këtë vit pati një rritje të konsiderueshme pagash dhe pensionesh. Paratë u spostuan nga arka e shtetit, tek arka e familjeve. Paketa e solidaritetit është një tjetër shëmbëlltyrë kuptimplotë e këtij aspekti themelor të vitit, që është ekonomia në rritje dhe në rimëkëmbje të qëndrueshme, një paketë që shkoi në funksion të shprehjes së detyruar të mirënjohjes për të gjithë ata më në nevojë, që në të njëjtën kohë i kanë dhënë mbështetja kuptimplotë reformave tona të dhimbshme e të vështira. Kostot e të cilave janë ata të parët që i kanë ndjerë drejtpërdrejt në jetën e tyre”.

INVESTIMET NE 2017

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama premtoi investime në rrugë e bujqësi gjatë vitit 2017-të, kur tha se në ekonomi janë injektuar plot 1 miliard euro për të bërë të mundur realizimin e këtyre projekteve.

Nuk i thashë të gjitha këto për të thënë sa i kënaqur jam por sa i pakënaqur jam, pasi potenciali është i jashtëzakonshëm. Jam i pakënaqur se sa më shumë të bëjmë ndjej,kuptoj dhe besoj se potenciali është i jashtëzakonshëm. Në kushte kaq të vështira nga një pikënisje dramatike kemi bërë këtë që kemi bërë mund të bëjmë edhe më shumë. Në këtë drejtim shkon edhe investimi prej 1 miliard eurosh vitin e ardhshëm, gjë që nuk ka ndodhur më parë, me një injektim që nga zona e bregdetit të jugut, Qarku i Vlorës, Gjirokastra, Berati dhe zona lart e Thethit, ashtu sikurse edhe në infrastrukturën rrugore me impakt të zhvillimit në funksion të bujqësisë ku do të fokusohemi në dy territore në Qarkun e Fierit dhe të Elbasanit”,- tha Rama

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button