Politika

Braçe: Kam kërkuar shkarkimin e Petraq Milos

Qeveria mbyll procesin e konkurrimit. Janë 151 aplikues për dy vende anëtarësh

NGA ARTEMISA HOXHA

BraceKryetari i Komisionit të Ekonominë, socialisti Erjon Braçe, deklaron se ka kërkuar që Petraq Milo të shkarkohet nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kërkesa vjen pas zgjedhjes së Petraq Milos anëtar në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ka qenë vetë deputeti socialist, Braçe, i cili ka konfirmuar lajmin për shkarkimin e Milos, pas përfshirjes së tij në politikë. “Petraq Milo s’mund të jetë asnjë minutë në këshillin e bankës. Kam kërkuar largimin e Petraq Milos nga Këshilli Mbikëqyrës”, kaq thënë Braçe dje në një intervistë për “News 24”. Pritet që vendi vakant që do të mbetet pas shkarkimit të Milos, do të zëvendësohet menjëherë pas procedurave që do të ndiqen nga vetë Këshilli Mbikëqyrës dhe Komisioni i Ekonomisë. Në lidhje me katër vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, pritet që të shqyrtohen plot 151 kandidatura, kjo pas lajmit të bërë publik nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ishte ai që nëpërmjet një adrese online njoftoi edhe afatin prej 15 ditësh për aplikantët për këtë post. Aplikantët për postin e anëtarit në Këshillin Mbikëqyrës do të jenë nga jashtë Shqipërisë. “Me 151 aplikantë mbyllet thirrja për shprehje interesi për kandidatë nga jashtë atdheut për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. FLM”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Hetimet

Pa dashur që të kryejë një hetim në paralel me organin e prokurorisë, kreu i Komisionit të Ekonomisë konfirmoi edhe një herë se komisioni parlamentar ka të drejtën të thërrasë në seancë dëgjimore ish-inspektoren e përgjithshme të Bankës së Shqipërisë. Ai thekson se thirrja e ish-kryeinspektores Golemi në komision është bërë në përputhje me Kushtetutën. “Nuk ka asnjë shkelje ligji në thirrjen që i është bërë në Kuvendin e Shqipërisë. Të gjitha janë në referencë të Kushtetutës. Asnjë nen nuk është cenuar. Është e pavërtetë që anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës kanë refuzuar të paraqiten në komision”, u shpreh Braçe. Sipas kreut të Komisionit të Ekonomisë, në Bankën e Shqipërisë ka shkelje me shpenzimet dhe kontratat. Braçe shprehet se është i zhgënjyer nga qëndrimi i Këshillit Mbikëqyrës, i cili, sipas tij, ka marrë vendime nën presion. Duke komentuar procesin hetimor për ish-guvernatorin e BSH-së, Ardian Fullani, Braçe tha se ritmi i hetimit mbi skandalin e vjedhjes u ngadalësua. “Gjykata dhe një pjesë e politikës frenuan hetimin. Duhet të mbështetet prokuroria që të hetojë ngjarjen”, tha ai. Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë në shqyrtim emrat që qeveria do t’i paraqesë për anëtarët e Këshillit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli i Ministrave do të paraqesë dy kandidatura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button