☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 87.46 ▼7.71%
ARI 5,193 ▲1.76%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Politika

Tahiri: Pandëshkueshmëria ka emrin e atij që bëri 21 janarin. Opozita aleancë me krimin

tahiri-320x168Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka reaguar pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia në çështjen e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt. Duke folur nga foltorja e kuvendit gjatë seancës së sotme plenare, Tahiri akuzoi opozitën se me qëndrimin që po mban ndaj policisë së shtetit po bëhet aleat me krimin dhe pandëshkueshmërinë, fytyra më e mirë e të cilës sipas tij është, personi që vodhi në Rrugën e Kombit, nënshkroi marrëveshjen  antikombëtare të detit me Greqinë dhe shkaktari i vërtetë i 4 vrasjeve të 21 janarit, pra vetë kreu i PD, Lulzim Basha i cili një ditë më parë akuzoi kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm se kanë urdhëruar dekonspirimin e dëshmitarit të mbrojtur. Tahiri i ka bërë thirrje opozitës që të heqë dorë nga baltosja e policisë së shtetit, që sipas tij i ka dhënë provat se do të luftojë krimin dhe paligjshmërinë ashtu siç bëri në Lazarat, dhe të ta lërë policinë të bëjë detyrën  e vet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.