Politika

Çelet faza e dytë e Reformës Kombëtare të Ujit, Rama: 8 herë më shumë investime se mesatarja e 20 viteve

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot çeljen e fazës së dytë të Reformës Kombëtare të Ujit.

Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se, “në 20 vite infrastruktura e ujitjes dhe kullimit ka degraduar”. Sot, theksoi Rama, “kemi 8 herë më shumë investime se mesatarja e 20 viteve të fundit”.

Në përfundim të vitit, nënvizoi Rama, “do të kemi 160 mijë hektarë tokë të ujitur”, duke shtuar se, “bashkitë do të jenë përgjegjëse për operimin e mirëmbajtjen për skemat e ujitjes”.

“Drejtuesit vendorë çelin fazën e dytë të reformës kombëtare të ujit, që është një nga reformat e mëdha, që ka kërkuar një fazë relativisht të gjatë përgatitore nën drejtimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturëes dhe nën mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Ujit, për të hyrë në këtë fazë të dytë, ku është e domosdoshme që sëbashku të fillojmë të jetësojmë këtë reformë që njësoj si disa reforma të tjera të mëdha të qeverisë sot është e vonuar prej 20 e kusur vitesh”, tha Rama.

“Në më shumë se 2 vjet qeverisje besoj se ia kemi dalë të shënojmë pikën e një kthese transformuese dhe një progres të prekshëm në lidhje me rritjen e përmirësimin e shërbimit të ujitjes të kullimit me fermerët. Në lidhje me ndryshimin struktutor me menaxhimin për të rritur efektshmërinë që ka sjellë si rezultat zgjerimin e sipërfaqes së ujitur dhe impaktin më të madh tek fermerët”, theksoi Kryeministri.

Duke folur për ujin e pijshëm Kryeministri Rama tha se tanimë menaxhimi i ndërrmarjeve të furnizimit me ujë të popullsisë ka kaluar në dorë të Bashkive dhe se krerët e këtyre të fundit duhet të japin rezultate.

Kryeministri theksoi se, nëse një kryetar Bashkie nuk sjelle rezultate në mbledhjen e parave të ujit të shpenzuar në zonat e tij, atëhere ky person nuk do të marrë asnjë qindarkë për projekte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button