Bregu: Investimi te njeriu, investimi më i sigurtë për rritjen ekonomike
“Dimensionet sociale të Zonës Ekonomike Rajonale dhe politikat ekonomike duhet të sigurojnë përfshirjen, barazinë dhe tranzicionin shoqëror, ndërkohë që po ashtu janë të lidhura ngushtë me shtyllën e të drejtave sociale të Bashkimit Evropian (BE)” shtoi më tej zonja Bregu. “Aktualisht, në Ballkanin Perëndimor, 60% e grave nuk janë në tregun e punës dhe çdo vit këto ekonomi humbasin mesatarisht 18% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PBB) për shkak të boshllëqeve gjinore në tregun e punës – kjo është më shumë sesa GDP totale e Serbisë! Prandaj, është e nevojshme të rritet projekti i investimeve sociale duke investuar në arsim, zanate, trajnime për punë dhe kujdes shëndetësor, sepse kjo është ajo që rrit kapitalin njerëzor dhe fuqia punëtore kompetente, e arsimuar dhe e shëndetshme është thelbësore për konkurrueshmërinë e çdo ekonomie ” tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal .
Që nga fillimi i 2015-ës si Dialogjet mbi Pabarazinë, Dialogjet e Zhvillimit të Stambollit (IDD) të UNDP-së kanë evoluar në një forum global zhvillimi ku politikëbërësit, udhëheqësit e biznesit dhe ekspertë të ndryshëm – nga gazetarët tek projektuesit – diskutojnë çështjet e aktualitetit.