☁️
Tiranë 29°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,314 ▼0.98%
DOW 50,252 ▼1.22%
NASDAQ 25,336 ▼1.33%
NAFTA 90.85 ▲3%
ARI 4,150 ▼3.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $62,417 ▲ +2.34% ETH $1,654 ▲ +1.53% XRP $1.1249 ▼ -0.16% SOL $65.1800 ▲ +1.86%
S&P 500 7,314 ▼0.98 % DOW 50,252 ▼1.22 % NASDAQ 25,336 ▼1.33 % NAFTA 90.85 ▲3 % ARI 4,150 ▼3.19 % S&P 500 7,314 ▼0.98 % DOW 50,252 ▼1.22 % NASDAQ 25,336 ▼1.33 % NAFTA 90.85 ▲3 % ARI 4,150 ▼3.19 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Ruçi me delegacionin amerikan: Reforma në drejtësi, e pakthyeshme

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shprehu sot mirënjohjen për mbështetjen nga SHBA për reformat integruese në Shqipëri, sidomos Reformës në Drejtësi, e cila është e pakthyeshme dhe  e papengueshme.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në Kryesinë e Kuvendit delegacionin e Kongresit Amerikan dhe të Këshillit Atlantik, të cilët ndodhen për vizitë në Shqipëri dhe në disa vende të rajonit.

Kryetari Ruçi vuri në dukje rolin  përcaktues të ShBA në momentet vendimtare të kombit shqiptar, duke filluar nga mbrojtja e tërësisë territoriale pas shpalljes së pavarësisë, kolicioni antifashist gjatë Luftës  së Dytë Botërore, mbështetja gjatë tranzicionit, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO si edhe mbështetja për reformat dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Shpreh mirënjohjen për mbështetjen nga SHBA të reformave integruese, sidomos reformës në drejtësi, e cila është e pakthyeshme dhe  e papengueshme.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Ai shprehu vlerësimet më të larta për kontributin e ambasadës dhe posaçërisht të ambasadorëve të ShBA-së në Shqipëri për forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve.

Delegacioni amerikan shprehu vlerësimet më të larta për rolin konstruktiv të Shqipërisë në zhvillimet rajonale, për zhvillimin, paqen, sigurinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bashkëbisedoi me anëtarët e delegacionit edhe për situatën politike në Shqipëri, ecurinë e reformave si edhe për kujdesin që duhet të tregohet për të ruajtur kursin euro-atlantik, si alternativa e vetme e zhvillimit, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.